Sërish konfiskohet drogë në Tetovë

Sërish konfiskohet drogë në Tetovë

Efektivët e policisë, nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, më datë 10 maj rreth orës 18.00, duke kryer aktivitetet e planifikuara operative, në rrugën lokale Shemshovë-Zhilcë, në fshatin Shemshovë të Tetovës, kanë ndaluar dy vetura me targa të Tetovës, ,,Folcvagen Passat,, e drejtuar nga personi F.N 53 vjeç, dhe ,,Opel Astra,, e drejtuar nga H.B 55 vjeç Të dy nga Tetova, njofton Flaka 

Gjatë kontrollit të veturës dhe vozitësit të ,,Opel astra,, mbrapa ulëses së vozitësit, në anën e majtë, është gjetur qese najlloni me rreth një kilogram Marihuanë, derisa gjatë bastisjes në shtëpinë e F.N. të realizuar diçka më vonë me urdhër të gjykatësit, është gjetur një shishe plastike, në të cilën ka pasur dy qese najlloni me substancë të bardhë pluhuri, ku dyshohet se bëhet fjalë për kokain.

Gjithëçka që është gjetur është fotodokumentuar dhe marur për ekspertizë, derisa në koordinim me prokurorin publik, dy personat F.N. dhe H.B. janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 11, 2018 12:38
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...