Sh.F “Ismail Qemali” – Gostivar: Përgjegjës i vetëm për gjendjen në të cilën ndodhet shkolla, është Taravari

Sh.F “Ismail Qemali” – Gostivar: Përgjegjës i vetëm për gjendjen në të cilën ndodhet shkolla, është Taravari

Drejtoria e Shkollës Filllore Qendrore “Ismail Qemali” – në Gostivar, përmes një komunikate me shkrim, sqaron opinionin publik për gjendjen e krijuar në shkollë, përcjell FLAKA.

Me qëllimin e vetëm, thuhet në reagim, për të njoftuar objektivisht dhe drejt opinionin publik dhe me theks të veçantë prindërit e nxënësve në lidhje me gjendjen momentale në të cilën ndodhet shkolla jonë, Drejtoria e Shkollës Filllore Qendrore “Ismail Qemali”, në Gostivar, informon publikun me sa vijon:

“Llogaria bankare e shkollës prej muajt prill është e bllokuar. Për pasojë, sot kemi hapësira shkollore ku zhvillohet procesi edukativo-arsimor pa kushte elementare. Nuk kemi mjete zyre të patjetërsueshme, nuk kemi mjetet të nevojshme për mirëmbajtjen e higjienës në objektin shkollor dhe po përballemi me vëshirësi të mëdha. Me bllokim total përballet shkolla qendrore dhe tre shkollat periferike edhe atë në f.Balindoll, f.Simnicë dhe f.Gjenovicë”, thonë nga Shkolla Fillore “Ismail Qemali” në Gostivar.

Nga aty thonë se “për shkaqe që nuk i dimë, Taravari nuk jep pëlqim për punëtorët që kanë shkuar në pushim mjekësor. Në mënyrën më të vrazhdë ofendon kuadrin arsimor të cilët në bazë të ligjit i ka zgjedhur Këshilli i Shkollës. Janë kuadro që i plotësojnë gjitha kushtet e parapara me ligj për angazhim në punë. Nuk është etike dhe morale që të përbuzen punëtorët e arsimit që japin gjithçka nga vetja për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja”.

Për pikë politike, vazhdon komunikata, Taravari publikisht ofendon drejtuesit e shkollave me kualifikime jo njerëzore duke dashur të defokuson opinionin nga problemet që i krijoi.

“Sa i përket rrymës elektrike, informojmë opinonin publik dhe prindërit e nxënësve që drejtoria e shkollës nuk mund të bie dakord që borxhet të paguhen jashtë llogarisë bankare të shkollës. Pa u debllokuar llogaria bankare e shkollës, është e pamundur funksionimi i shkollës. Sot kemi klasa pa dyer e dritare, toalete me pajisje sanitare të dëmtuara dhe mungesat vërehen gjithandej”, thuhet më tej në reagim.

Nga kjo shkollë kujtojnë opinionin që borxhet e shkollës janë akumuluar nga harxhimet elementare siç janë rryma elektrike, mjetet higjienike, mjetet e zyrës dhe investimet e bëra për përmirësimin e kushteve të nxënësve në shkollë. Të gjitha këto shpenzime rrjedhëse janë obligim ligjor i komunës për ti mbuluar.

“Borxhi me vlerë prej 7 mijë euro është si pasojë e rregullimit të dyshemeve të dëmtuara rëndë nëpër klasa dhe për të njejtin investim është marrë pëlqim nga Këshilli i Shkollës dhe Këshillit Komunal i Gostivarit. Nga mosshlyerja e borxheve në kohë, shkollës ju bllokua llogarija bankare dhe njëkohësisht u obligua shkolla të paguajë penalje ndaj përmbaruesit, gjë që u dëmtua shkolla rreth dy mijë euro më shumë. Me këtë veprim, humbës më i madh është nxënësi, prindi dhe taksapaguesit e Gostivarit”.

Informojmë që si drejtori e shkollës, i kanë bërë të gjitha kërkesat e nevojshme dhe i kanë adresuar në komunë, por deri tani nuk kanë pasur asnjë përgjigje kthyese me shkrim.

“Se drejtuesit e komunës injorojnë shkollat, tregon fakti që ende nuk është realizuar dezinfektimi i nevojshëm, një obligim që ligji e detyron komunën ta realizojë para fillimit të vitit shkollor”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Poashtu, drejtoria e kësaj shkolle thotë se drejtori i shkollës është zgjedhur në mënyrë legale dhe sipas ligjeve në fuqi. Ka mandat 4 vjeçar dhe ushtron detyrën konform kompetencave ligjore.

“Me plotë përgjegjësi deklarojmë që përgjegjës i vetëm për gjendjen në të cilën ndodhet sot shkolla është Kryetari i komunës, z. Arben Taravari”.

Drejtoria e shkollës e ka ftuar Taravarin që menjëherë të heq dorë nga inatet e panevojshme politike, dhe të fillon bashkëpunimin me drejtorët e shkollave.

“Zgjidhje ka, çdo njëra palë duhet të ushtron detyrën në bazë të kompetencave ligjore. Ndryshe, viktimat e vërtetë nga lufta e njëanshme që ka shpallur Kryetari i komunës do të jenë nxënësit, prindërit dhe kuadri mësimdhënës”, mbyllet reagimi.

Ndryshe, ditë më parë kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se drejtori i shkollës fillore “Ismail Qemali” nuk pranon që komuna t’ia paguajë borxhet e rrymës. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2018 20:49

REKLAMA

Maqedoni
10°
2°
Sat
2°
Sun
2°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE