“Shallow” e kopjuar? Kërkohen miliona dollarë dëmshpërblim nga Lady Gaga

“Shallow” e kopjuar? Kërkohen miliona dollarë dëmshpërblim nga Lady Gaga

Lady Gaga është kërcënuar me një padi disa-milionëshe nga një kantautor i panjohur, i cili pretendon se artistja 9 herë fituese e Gramit të ketë vjedhur melodinë për “Shallow” në një prej këngëve të tij.

Steve Ronsen thotë se kënga e tij “Almost” ka të njëjtat nota muzikore dhe është publikuar në internet 6 vite përpara projektit të Lady Gagës. Kjo ishte përgjigja e avokatit mbrojtës të këngëtares me famë ndërkombëtare. “Zoti Ronsen dhe avokati i tij po përpiqen që të fitojnë para në kurrizin e një artisteje të suksesshme. Kjo është e turpshme dhe e gabuar”, tha avokati i Lady Gaga, Orin Snyder.

Ndërsa pala akuzuese tha për mediat amerikane se ka bërë verifikimet e nevojshme përpara ngritjes së padisë dhe rezultoi që ka ngjashmëri të mëdha mes dy këngëve, në ritëm dhe melodi. Kënga “Shallow” i solli Lady Gagës një Oskar dhe u shndërrua në një hit ndërkombëtarë falë filmit “A Star Is Born”, i publikuar në vitin 2018./a2/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 10 Gusht, 2019 22:53

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.