SHBA-ja, Kanadaja dhe BE-ja me sanksione të reja kundër Rusisë

SHBA-ja, Kanadaja dhe BE-ja me sanksione të reja kundër Rusisë

SHBA-ja, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian sot i zgjeruan sanksionet ndaj Rusisë për shkak të “agresionit të vazhdueshëm ndaj Ukrainës”, ceket në kumtesën më të re të Departamentit amerikan të Shtetit.

Vala më e re e sanksioneve është për shkak të “agresionit rus me konfiskimin e tre anijeve ushtarake ukrainase në Ngushticën e Kerçenit” në nëntor të vitit të kaluar, me ç’rast nga ana ruse u mbajtën rreth dhjetë ushtarë ukrainas.

“Sanksione shtesë janë vendosur kundër tre kompanive në sektorin e mbrojtjes së Rusisë, dy individë të cilët morën pjesë në falsifikimin e “zgjedhjeve” në Ukrainën lindore nën kontroll të forcave ruse dhe kundër kompanive ndërtimore në Krime”, ceket në kumtesën e Departamentit të Shtetit.

Gjithashtu ceket se “sulmi paraqet eskalim të rrezikshëm dhe shkelje të ligjeve ndërkombëtare” dhe autoritetet në SHBA i bëjnë thirrje Rusisë që menjëherë t’ia kthejë Ukrainës anijet e konfiskuara dhe t’i lirojë ushtarët, si dhe se Ngushtica e Gerçenit dhe Deti Azov duhet të lirohen për lundrim detar dhe transitor drejt porteve në Ukrainë.

“Bëjmë thirrje për respektim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë edhe kufijtë e saj detarë. Porosia është e qartë – komuniteti ndërkombëtar nuk do të qëndrojë anash derisa Rusia vazhdon me shkeljen e ligjeve ndërkombëtare. Komuniteti transatlantik është i bashkuar në kundërshtimin e agresionit rus”, ceket në kumtesën e Departamentit amerikan të Shtetit. ab/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 15, 2019 22:51

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.