SHBA-ja rrezikon të humbë tregun kinez të gazit natyror

SHBA-ja rrezikon të humbë tregun kinez të gazit natyror

Sipas analistëve, industria e gazit natyror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) rrezikon të humbasë tregun kinez, pasi lufta tregtare mes dy vendeve vazhdon të përshkallëzohet.

SHBA-të dhe Kina njoftuan për një rritje të re të tarifave këtë herë duke arritur në 25 për qind.

Në listën e tarifave shtesë të Kinës, u përfshi edhe gazi natyror, çka ishte një befasi për shumë analistë, pasi vendi po regjistron një kërkesë në rritje për energji. Kërkesa e Kinës për energji të pastër e ka bërë atë importuesin më të madh të gazit natyror të lëngët në botë, përcjell Telegrafi.

Vitin e kaluar, vendi bleu 38 milionë ton gaz nga jashtë dhe konsumi i përgjithshëm u rrit me 17 për qind në vetëm gjysmën e parë të këtij viti. Të dhënat nga Administrata Doganore e Kinës tregojnë se rreth 5 për qind e gazit të importuar vjen nga SHBA, por kjo përbënte 15 për qind të totalit të eksporteve të SHBA-së dhe megjithatë pjesëmarrja e tyre në tregun kinez mund të bjerë ndjeshëm pasi tarifat e reja do të rrisin koston për importuesit kinezë.

Mbi 90 për qind e importit të gazit nga Kina vjen nga pesë furnizues të mëdhenj që janë Australia, Katari, Indonezia, Malajzia dhe Papua Guinea e Re.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Gusht 19, 2018 10:30
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
9°
Wed
12°
Thu
16°
Fri
16°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...