Shefi i ëndrrave: Shqiptari befason stafin, i çon me pushime në Dubai

Shefi i ëndrrave: Shqiptari befason stafin, i çon me pushime në Dubai

Në “Dua të të bëj të lumtur” këtë herë ka pasur një histori ndryshe nga të tjerat.

Për herë të parë si personazh i një historie ishte një drejtues kompanie, Ervin Shijaku.

Historia e Ervinit kishte nisur kur ai kishte qenë 19 vjeç.

Kishte filluar të transportonte mallra tekstili dhe tashmë ai është drejtues i 7 kompanive. Por këtë sukses nuk e kishte arritur i vetëm.

Kur kompania e tij kishte kaluar një kohë të vështirë Ervini i kishte nisur një e-mail stafit të tij, në të cilin shkruhej: “Anija është mbytur, por unë nuk mbytem. Mua mund të më fundosni vetëm ju”. Stafi i tij jo vetëm që nuk ishte dorëzuar, por kishte punuar pa pushim duke bërë të mundur që kompania të ringrihej përsëri.

Ervini kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur mirënjohjen e tij stafit. Gjithashtu edhe për t’i falenderuar ata që i kishin qëndruar pranë në momentet më të vështira.

“Jam shumë krenar për këtë staf, me të cilët kemi ndërtuar dhe po ecim së bashku në këtë kompani. Është fat të gjesh njerëz të mirë dhe punëtorë. Kemi ndërruar fjalë me njëri-tjetrin, jemi mërzitur, por ditën e nesërme çdo gjë është harruar. Kemi ecur vetëm përpara dhe kështu do të ecim gjithmonë”, – ishin fjalët me të cilat Ervini iu drejtua stafit të tij. Në stafin e ftuar në studio ndodheshin punonjës të cilët kishin mbi 20 vjet që punonin tek kompania “Shega Trans” shkruan TCH.

Ata zbuluan që Ervini i bënte shumë dhurata duke i çuar me pushime nëpër qytete të ndryshme të botës. Madje njëra nga punonjëset tha: “Ky është i madh! Ky edhe në Hënë do na çojë.” Në fund Arbana Osmani zbuloi surprizën që Ervini kishte përgatitur për stafin e tij. Ai kishte menduar që t’i çonte disa ditë për të bërë pushime në Dubai.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Prill 14, 2018 22:20
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...