Shekerinska: Besojmë se shumica e qytetarëve do të deklarohen me “PO” për BE dhe NATO

Shekerinska: Besojmë se shumica e qytetarëve do të deklarohen me “PO” për BE dhe NATO

Ne besojmë se shumica e qytetarëve në referendum do të deklarohen për Maqedoninë si anëtare të BE dhe NATO dhe do t’u dërgojnë deputetëve të zgjedhur se kjo është e ardhmja që dëshirojnë për fëmijët e tyre dhe familjet e tyre. Këtë e theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në itervistë për Kanal 5, përcjell FLAKA.

“Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur se do të respektojmë vullnetin e shumicës së qytetarëve. Ne duam të konsultohemi me qytetarët për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë, që nënkupton ndryshime kushtetuese që do të bëjë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Ne konsideruam se çfarëdo referendumi do të ishte mesazhi kryesor, vendimi politik ky që kemi sjellë dhe në bashkëpunim me shumicën e partive politike parlamentare është se ne do të dëgjojmë zërin, mendimin e shumicës së qytetarëve dhe se do ta respektojmë atë”, tha Shekerinska.

Të gjitha partitë kryesore politike, tha ajo, mbështetën mbajtjen e një referendumi. Ajo tha se partia kryesore e opozitës ka folur për nevojën për një referendum për dhjetë vjet radhazi.

Nëse VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera politike konsiderojnë se shumica e qytetarëve kundërshtojnë anëtarësimin në BE dhe NATO duke zbatuar Marrëveshjen me Greqinë, ajo thekson se për më tepër, ata duhet të bindin qytetarët që të dalin dhe të votojnë “kundër” dhe me të vërtetë të krahasojnë shifrat. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 8, 2018 21:24

Publicitet


Moti sot
14°
24°
Sun
24°
Mon
23°
Tue
23°
Wed