Shekerinska – Lesh: Konfirmohet mbështetja rumune për RMV-në

Shekerinska – Lesh: Konfirmohet mbështetja rumune për RMV-në

Rumania do të vazhdojë të mbetet partner i fuqishëm i RMV-së për sa i përket integrimit të saj euroatlantik, jo vetëm në letër, por edhe në projekte konkrete.

Kjo u tha pas takimit të ministres së mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, me atë rumun, Gabriel Beniaimin. Rumania, duke ratifikuar protokollin, ishte një ndër vendet e para që mbështeti Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin drejt Aleancës.

Por, qeveria rumune njëkohësisht është një nga mbështetëset kryesore edhe për sa i përket fillimit të bisedimeve të RMV-së me BE-në.

“Mbështetja e Rumanisë asnjëherë nuk ka qenë vetëm në aspektin e NATO-s, por Qeveria rumune ishte një prej mbështetësve të fuqishëm, të qëllimit tonë strategjik, që sa më herët t’i fillojmë bisedimet me BE-në”,- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Ministrat biseduan edhe vazhdimin e bashkëpunimit për shkëmbimin e informatave për mbrojtje si dhe për krizën e migrantëve.

“Në aspekt të bashkëpunimit bilateral e theksova mbështetjen e përhershme të Rumanisë për përpjekjet për integrim euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut. Me fokus të mbështetjes në fusha si planifikimi strategjik, trajnim dhe doktrinë, logjistikë, resurse njerëzore, komunikim dhe informatikë, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit në procesin e mbledhjeve të ministrave të mbrojtjes në Evropën Juglindore dhe në kuadër të brigadës të Evropës Juglindore”,- tha ministri i mbrojtjes i Rumanisë, Gabriel Beniamin Lesh.

Ministrat biseduan edhe për planet vjetore, ku theksuan se do të organizojnë ushtrime të përbashkëta të armatave. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 19:11

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...