Shekerinska: Vendi, në fazën finale të anëtarësimit në NATO

Shekerinska: Vendi, në fazën finale të anëtarësimit në NATO

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ka pohuar se vendi po futet në fazën finale të përmbylljes së ratifikimeve për anëtarësim në NATO, por njëherit është edhe faza finale kur ne si anëtare më e re e NATO-s do të duhet t’i plotësojmë edhe kushtet tjera të cilat vijnë para dhe pas anëtarësimit. Ajo njëherit veçoi sistemin e mbrojtjes kolektive në rast agresioni nga jashtë, ku për një anëtare mobilizohen dhe ndihmojnë të gjitha vendet e NATO-s.

“Si shtet po tregojmë se tanimë nuk jemi të vetëm, ku nga një mbrojtje vetjake, kalojmë në një sistem të mbrojtjes kolektive, ku sulmi ndaj një anëtare të NATO-s nënkupton sulm mbi të gjitha 30 shtetet e NATO-s dhe këtë princip po e implementojmë në Ligjin tonë të ri për mbrojtje. Me Ligjin e ri, forcat tona ushtarake në misionet paqeruajtëse do t’i dërgojë Qeveria. Ky ligj duhet të sillet me 2/3 e shumicës në Kuvend, ku jemi duke biseduar me të gjitha grupet parlamentare. Shteti në histori ka paguar çmim të madh, pasi nuk ka qenë i pranishëm në tavolinë kur është vendosur për të. Ndërsa tani kemi mundësinë që të jemi në të njëjtën tavolinë me këto shtete”,- deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Ministrja e mbrojtjes njëherit theksoi se me rëndësi është që të gjithë fqinjët fuqishëm na kanë mbështetur që të bëhemi anëtare e NATO-s dhe BE-së. Kushtëzimet ndonjëherë dëshmohen si instrument, ndonjëherë si katastrofë edhe për rajonin dhe fqinjët. Duam me fqinjët tanë të kërkojmë zgjidhje, jo të luajmë lojë të shantazheve, presioneve, zënkave dhe ndërprerjes së bisedës. Ashtu do të veprojmë edhe në të ardhmen, tha ministrja, Radmilla Shekerinska.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 19:23

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA