Shfaqen konceptet vizuele për Galaxy Note 10

Shfaqen konceptet vizuele për Galaxy Note 10

Shumë njerëz presin me padurim lansimin e Samsung Galaxy Note 10, që është vendosur për t’u shpallur më vonë gjatë vitit.

Sa i përket asaj se si mund të duket telefoni, ne kemi parë disa koncepte që janë bërë në të kaluarën, por tani falë @OnLeaks dhe 91mobiles, mund të kemi vështrimin tonë të parë në mënyrën se si do të mund të duket telefoni i ardhshëm.

Sipas konceptit të publikuar të telefonit, duket se Samsung mund të vazhdojë të përdorë një dizajn të ngjashëm që përdoret në Galaxy Note 9, gjë që nuk është i keq, por disa mund të argumentojnë se duket si pak i vjetëruar.

Megjithatë, do të përdorë një panel pa korniza, me Samsung duke zgjedhur që të shfaqë kamerën në mes të ekranit, në pjesën e sipërme.

Disa nga thashetheme të mëparshme të telefonit kanë sugjeruar se Samsung mund të heqë të gjitha pullat fizikë të jashtëm, por këto koncepte duket se sugjerojnë se ata do të qëndrojnë.

Natyrisht, sa të sakta janë këto mbetet për debat, megjithëse në të kaluarën @OnLeaks kanë qenë shumë të besueshëm me interpretimet e tyre, kështu që ekziston mundësia që konceptet të jenë valide.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 8, 2019 22:46

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...