Shfaqen pamjet e para të Audi RS3 tërësisht të ri

Shfaqen pamjet e para të Audi RS3 tërësisht të ri

Më i shpejtës se Audi RS3 aktual.

Derisa modeli aktual është shumë i fuqishëm dhe ka arritur të kalojë rekordin që e ka vënë vet, pasardhësi pritet të jetë edhe më i shpejtë.

Ishte thënë se modeli RS3, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, do ta zë për 4.1 sekonda, mirëpo testet në pistë, treguan se këtë mund ta bëjë për vetëm 3.9 sekonda.

Ky do të jetë vetëm një rekord i së kaluarës, pasi me modelin e ri që lansohet në vitin e ardhshëm, kjo kohë do të kalohet me shpejtësi shumë më të madhe.

Këto janë të dhënat zyrtare, që kanë bërë të ditur zyrtarët e kompanisë gjermane, ndërsa së fundmi, reporterët që merren me makinat e reja, e kanë kapur këtë makinë, teksa testohej në rrugë.

Derisa nuk ka asnjë shtresë kamuflazhi, shihet pamja shumë e mirë e Audi RS3, që do të jetë një rivale e fuqishme e Mercedes A-Class.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 22, 2019 22:43
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.