Shfaqet presidenti turkmen, pavarësisht thashethemeve për vdekje

Shfaqet presidenti turkmen, pavarësisht thashethemeve për vdekje

Presidenti turkmen, Gurbanguly Berdymukhammedov, ka nisur një forum ekonomik në Turkmenistan, duke shënuar kështu paraqitjen e parë publike nga 5 korriku, prej kur kanë nisur thashethemet se ka vdekur në spital, apo është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë nga qyteti, Turkmenbashi, Berdymukhammedov, është parë teksa ka mbajtur fjalimin e tij për 20 minuta.

Berdymukhammedov është parë duke folur qartë, teksa i është drejtuar audiencës që përfshinte kryeministrat e Rusisë, Kazakistanit, Uzbekistanit, Azerbajxhanit, Bullgarisë, si dhe nënpresidentin e Iranit.

Thashethemet e pakonfirmuara për vdekjen e Berdymukhammedovit janë parë në mediat ruse më 20 korrik, dy javë pasi 62-vjeçari është parë për herë të fundit në publik.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 12, 2019 21:11

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA