Shikoni si i arrestoi policia 4 persona nga Studeniçani dhe dy dibranë

Shikoni si i arrestoi policia 4 persona nga Studeniçani dhe dy dibranë

Shtatë persona janë arrestuar në aksionin që nga data 20 deri më 23 të këtij muaji e zbatoi Reparti për policinë kriminalistike pranë SPB-së, Ohër në bashkëpunim me SBP Tetovë, informon portali “tetova1”.

Në suaza të aksionit, sipas urdhrit paraprak të Gjykatësit të procedurës paraprake, janë kryer disa bastisje në shtëpitë dhe hapësirat e tjera, në automjetet e udhëtimit, si dhe kontrolle të personave.

Në Mavrovë në rrugën Dibër-Gostivar, janë arrestuar 4 persona nga Studeniçani i Shkupit. Personat e arrestuar janë: E.D (31), B.R (41), M.R (32) dhe I.J (32) të cilët me dy vetura (AUDI dhe BMW) e kanë marë mariuhanën prej Dibre dhe duhej ta transportonin deri në Selanik, për 9.000 euro.

Menjëher pas kësaj, janë bërë kontrolle shtesë në rajonin e Dibrës me çrast janë arrestuar R.D (49) nga Bllata e Shqipërisë i cili ilegalisht e ka sjellur drogën nga Shqipëria në Maqedoni.

Poashtu janë arrestuar edhe dy persona nga Dibra, Gj.J (27) dhe Gj.J (26) të cilët e kanë marë drogën nga shtetasi i Shqipërisë dhe ua kanë dorëzuar personave nga Studeniçani i Shkupit.

Nga ky aksion janë konfiskuar 55 kilogram marihuan, e cila ka vlerë në tregun e narkotikëve prej 150.000 euro.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 1, 2018 13:47

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
-0°
Fri
3°
Sat
5°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE