Shilegov: Ndalesa për automjete motorike në Vodno mbetet në fuqi

Shilegov: Ndalesa për automjete motorike në Vodno mbetet në fuqi

Ndalesa për lëvizje të automjeteve motorike në Vodno tash për tash mbetet në fuqi. Më tej do të komunikojmë nëse dhe çfarë masash do të ndërmerr më tej Qyteti i Shkupit.

Këtë sot e kumtoi kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetari i Bashkësisë së Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), Petre Shilegov.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do t’ia japin përmendoren e Andon Janev-Qoseto, Komunës së Sopishtes, kryeministri Zaev tha se Qoseto është pronë e Shoqatës për bashkim shpirtëror të Setincëve, Popadinëve dhe Krushoradëve nga Follorina, ndërsa për të zhvillohet edhe procedurë ligjore.

“Përmendorja është edhe lëndë e procedurës gjyqësore për shkak se Shoqata nuk e ka paguar bustin. Nuk është pronë e Qytetit që ta ndajë dhe as Sopishte nuk ka të drejtë të kërkojë nga Qyteti i Shkupit t’i jepet”, theksoi Shilegov në nënshkrimin e Marrëveshjes mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe BNJVL-së për bartjen e së drejtës së shfrytëzimit të përhershëm, menaxhimit dhe mirëmbajtjes së sistemit informativ www.gradezno-zemiste.mk.

Shilegov theksoi se analizohet gjendja me përmendoret e projektit “Shkupi 2014” dhe se të gjitha përmendoret nuk janë nën Qytetin e Shkupit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 13, 2018 12:56
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
7°
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat
11°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...