Shilegov: Shitësit e paligjshëm në Bit Pazar duhet ta pranojnë ofertën

Shilegov: Shitësit e paligjshëm në Bit Pazar duhet ta pranojnë ofertën

Qyteti i Shkupit nuk heq dorë nga qëllimi që t’i pastrojë trotuaret e Bit Pazarit dhe u bën thirrje pazarxhinjëve të paligjshëm t’i heqin bllokadat dhe ta pranojnë ofertën e dhënë nga Qyteti i Shkupit, komuna e Çairit dhe “Skopski Pazar”, që ta legalizojnë punën e tyre në kuadër të tregut.

Kryetari i Qytetit Petre Shilegov në konferencë për shtyp sot tha se Qyteti i Shkupit duhet ta zgjidh kaosin që po krijohet në këtë pjesë dhe ta rregullojë këtë hapësirë dhe u bëri thirrje shitësve të cilët këto ditë i bllokojnë rrugët, që ta pranojnë dorën e shtrirë dhe të vazhdojnë të punojnë në kuadër të Bit Pazarit, duke përdorur volitshmëritë të cilat u mundësohen.

“Kaosi në Bit Pazar, që është problem shumëvjeçar, duhet të zgjidhet. Qyteti vendosi ta rregullojë këtë pjesë, e për këtë qëllim në këtë pjesë do të rikonstruohen trotuaret, do të vendosen ulëse dhe zhardinierë, do të rregullohet stacion për taksi, do të mbillen fidane, do të rikonstruohen dhe ndriçohen pasazhet nga bulevardi drejt çarshisë dhe dhe do të lirohen trotuaret nga stendat e vendosura në mënyrë ilegale”, tha Shilegov.

Ai theksoi se qëllimi është që së bashku të ndërtohet raport partneriteti, me ç’rast askush nuk do të dëmtohet, as tregtarët, as pjesëmarrësit në komunikacion.

“Besojmë se bashkëqytetarët tanë shumë shpejtë do t’i shohin përfitimet nga hapi i tillë dhe do ta përshëndesin këtë iniciativë për zgjidhje përfundimtare të problemeve, me të cilat tani shumë vite ballafaqohen qytetarët në këtë pjesë të qytetit”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Shilegov.

Ai informoi se deri tani janë realizuar disa takime me pazarxhinjtë e paligjshëm në Bit Pazar dhe se për takim të ri nuk ka nevojë, pasi veçmë u vazhdua aksioni, i cili ka zgjatur deri më 5 prill.

“Kemi pasur edhe tribunë të përbashkët, ku morën pjesë edhe kryetari i komunës Çair Visar Ganiu, përfaqësues të ‘Skopski Pazar’ SHA Shkup dhe esnafët nga Çarshia e Vjetër e Shkupit, që para më shumë se një muaji u mbajt në Odën e Zejtarëve. Mundësuam stenda falas për dy muaj për shitësit që do të hyjnë në treg dhe do të vazhdojnë të punojnë në ato stenda. Mundësuam që të gjithë të jemi të barabartë, me kushte të barabarta për punë në treg. Haptazi them se vëmendje të njëjtë i kushtojmë zhvillimit të të dy anëve të Vardarit. rregullat dhe rendi duhet të vlejnë gjithkund”, tha Shilegov.

Pazarxhinjtë tani disa ditë e bllokojnë komunikacionin në këtë bulevard, ndërsa komunikacioni u bllokua edhe sot.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 16, 2018 16:06
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...