SHKA “Jahi Hasani” shkëlqen në Festivalin e Vlerave të harruara në Kocaeli të Stambollit | FOTO

SHKA “Jahi Hasani” shkëlqen në Festivalin e Vlerave të harruara në Kocaeli të Stambollit | FOTO

Shoqëria Kulturore Artistike – SHKA “Jahi Hasani”, me sukses të madhe prezantoi Gostivarin dhe trojet shqiptare në  “Festivalin e Vlerave te haruara” ne Kocaeli te Stambollit, njofton Flaka 

Në prononcimin ekskluziv për Agjencinë e Lajmeve Flaka, kryetari i SHKA “Jahi Hasani”, Zani Memedi potencoi që: ” Edhe kete radhe ansambli jone ishte me i kompletuar dhe ne cdo aspekt ma i miri”.

“Me shume sukses e gezim permbyllem “Festivalin e Vlerave te haruara”ne Kocaeli te Stambollit! Me kete prezentim artistik shenuam edhe nji aritje te madhe! Festivali do mbetet gjat ne kujtimet e juaja! Pritje e akomodim e kushte teper te mira e prezeentimet tona si gjithmon edhe me te dalluara! Edhe kete radhe ansambli jone ishte me i kompletuar dhe ne cdo aspekt ma i miri! Me mosha shume te reja morem pervoje dhe e afirmuam me shume ansamblin tone ne skenat nderkombetare! Me prezence te artisteve dr.Valdet Iseini, prof.Vildan Saliu, Merlind Ramadani, Berat Xhelili Arlind Shahini, Rami Idrizi dhe Ardi Idrizi ishin model e motiv shtese e grupit tone! Ne kete festival ju bindshem deshmuat se jeni ekipi fantastik miksi i moshave por me dominim apsolut artistik ne skene! Kete  e treguan ovacionet dhe shkrimet e gazetave portaleve zyrtare te komunes Kartepe si dhe kronikat televizive”, shprehet për Flaka, prof Zani Memedi kryetar i SHKA Jahi Hasani nga Cegrani.

Kujtojmë që ky ishte festivali i trete nderkombetar per 6 mujorin e pare te vitit! Me lejoni te ju pershendes e bashk te festojm suksese te reja. Flaka  

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2017 14:24

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°