SHKA “Jahi Hasani” vishte me veshje sportive nga Bashkësia Lokale e Çegranit

SHKA “Jahi Hasani” vishte me veshje sportive nga Bashkësia Lokale e Çegranit

Sot një delegacion nga SH.K.A.”Jahi Hasani” Çegran patën takim zyrtar në zyrat e Bashkësisë Lokale Çegran me kryetarin z. Sabri Baftijarin.

Ata u njoftuan me punët dhe aktivitetet e Bashkësisë Lokale si dhe bashkëpunimin e saj të mëtejmë me SH.K.A.”Jahi Hasani”.

Gjatë biesedës u theksua rëndësia e artit dhe kulturës si dhe kontributi i SH.K.A.”Jahi Hasani” në këtë veprimtari, me çrast kryetari i B.L. Çegran vlersoi sukseset duke shprehur gatishmëri për përkrahje institucionale dhe morale ndaj grupit artistik nga Çegrani.

“Kryetari i B.L Çegran z.Sabri Baftijari në fillim falenderoj artistët për vizitën, ku më pas i dhuroi grupit veshjet sportive (trenerka) me logon e Bashkësisë Lokale Çegran dhe mbishkrimin e SH.K.A.”Jahi Hasani” Çegran dhe gjithashtu shtroi edhe nje koktel rasti për të pranishmit”, thuhet në njoftim.

Berat Xhelili koreograf i Shoqërisë, gjithashtu falenderoj kryetarin e B.L. për mikpritjen dhe për mbështetjen, ku potencoi që ky është shembull i mirë që tregon se si bashkëpunojn e bashkëveprojnë me sukses këto dy subjekte. Kemi gjeneratë shumë premtuese dhe shpresojmë në suksese edhe më të mëdha në vitin 2019. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 4, 2018 22:54

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE