Shkoda me model elektrik, kthehet Fabia RS

Shkoda me model elektrik, kthehet Fabia RS

Prodhuesi çek aktualisht ka vetëm një model të RS sportive – Octavia RS, dhe së shpejti do të bëhet edhe me SUV Kodiaq RS.

“Modeli i familjes RS do të zgjerohet në një automjet të palës së tretë, me makinën elektrike”, tha për Autocar, Alain Favey, shefi i Departamentit të Shitjes dhe Marketingut të Shkoda.

Megjithëse ky model do të mbajë etiketë “RS”, kjo nuk do të thotë se performanca do të jetë në plan të parë, transmeton KosovaPress.

Shkoda RS elektrike do të bazohet në konceptin Vision E, dhe në fillim të vitit 2020 do të dalë një model i rregullt elektrik, ndërsa në vitin 2022 pritet versioni RS i modelit elektrik.

Favey ka theksuar edhe mundësinë e kthimit të Fabia RS, e cila ishte ndërprerë pas daljes së gjeneratës së tretë të modelit kompakt të Shkodës.

Prodhuesi çek  kishte ndërprerë prodhimin e këtij modeli pasi konsideronte se nuk ka interesim të madh.

Megjithatë, Favey beson se gjërat në treg ndryshojnë kur bëhet fjalë për automjetet e vogla “hot hatch” dhe se Fabia RS mund të ketë të ardhme, por vetëm në gjeneratën e katërt.

Shkoda planifikon që gjeneratën e katërt të Fabia ta prezantojë  në vitin 2020, ndërsa Fabia RS do të dalë në treg më 2021 ose 2022, në rast se merr dritën jeshile për prodhim.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2018 22:49

Publicitet


Moti sot
20°
21°
Thu
21°
Fri
24°
Sat
26°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE