Shkup, 33 aksidente gjatë ditëve të vikendit

Shkup, 33 aksidente gjatë ditëve të vikendit

Policia e komunikacionit në rajonin e SPB-së Shkup për fundjavë ka kryer kontroll të gjithsej 33 aksidenteve, në dy prej të cilave me lëndime më të rënda kaluan dy këmbësorë, ndërsa në 16 më lehtë janë lënduar 24 persona.

Siç informon MPB, të premten në dy aksidente me lëndime të rënda kaluan dy këmbësorë, në gjashtë aksidente me lëndime më të lehta kaluan shtatë persona, ndërsa gjashtë kanë kaluar vetëm me dëm material.

Të shtunën është kryer ekspertizë në gjithsej 12 aksidente, prej të cilave  në gjashtë më lehtë janë lënduar 11 persona, ndërsa gjashtë janë vetëm me dëm material.

Mbrëmë është kryer ekspertizë në shtatë aksidente, prej të cilave në katër më lehtë janë lënduar gjashtë persona,  ndërsa në tre  është shkaktuar vetëm dëm material.

Policia e komunikacionit në tre ditët e fundit ka sanksionuar 36 vozitës të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tetë shoferë që nuk i kanë respektuar rregullat për përparësi të kalimit në udhëkryqe, gjashtë shoferë që kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe 12 shoferë që kanë drejtuar automjet nën ndikim të alkoolit, për të cilin shkak janë përjashtuar nga komunikacioni.

Janë sanksionuar edhe 21 shoferë që nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular gjatë drejtimit së automjetit, ndërsa me ndihmën e automjetit special “Karrotrec” janë larguar 25 automjete.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 18, 2016 10:44

REKLAMA