Shkup, apel për largim të mbeturinave të rënda

Shkup, apel për largim të mbeturinave të rënda

NP “Higjiena Komunale” – Shkup i informon qytetarët se mbetjet e rënda, që përfshin mobiliet e vjetra, aparatet elektronike dhe elektrike, mund t’i dërgojnë në Qendrat për selektimin e mbeturinave në Karposh dhe në Vardarishtë, çdo ditë të javës, në terminin prej orës 07 e deri në orën 19, pa paguar kompensim në para.

Nëse kanë nevojë për shfrytëzimin e automjeteve speciale për transport, këtë shërbim mund ta kërkojnë në numrin falas 0800 222 33.

Nga NP “Higjiena Komunale” – Shkup përkujtojnë se mbeturinat e rënda nuk mund të lihen në hapësira publike as në kontejnerët  e mbeturinave. Çdo hedhje e mbeturinave në hapësira publike paraqet shkelje të Ligjit për pastrim publik dhe drejtpërdrejt e ndot rrethinën.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 31, 2019 12:07

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.