Shkup-Bllacë, edhe një premtim për rrugën

Shkup-Bllacë, edhe një premtim për rrugën

Autostrada Shkup-Bllacë e cila premtohet vite me radhë, edhe këtë vit nuk do të fillojë të ndërtohet ndërsa si shkas përmendet mungesa e projektimit të aksit rrugor. Ndërtimi i kësaj autostrade në gjatësi prej vetëm 12 kilometrave është premtuar në vazhdimësi edhe nga qeveria e kaluar VMRO-BDI, por përvec premtimeve, në terren ende nuk ka nisur asnjë aktivitet. Zyrtarët shqiptarë thonë se punimet mund të nisin vitin e ardhshëm. Derisa Maqedonia vazhdon të premtoj, pala kosovare deri në fund të vitit do të përuroj pjesën më të madhe të autostradës, Prishtinë- Shkup.

Në seancën e djeshme të Qeverisë, ne kemi caktuar afate kohore deri kur duhet autostrada Shkup-Bllacë të kryhet për shkak se ajo është më një rëndësi të veçantë për komunitetin e biznesit të Maqedonisë dhe Kosovës. Kjo autostradë sipas gjithë projeksioneve do të fillojë të ndërtohet gjatë 6 mujorit të vitit të ardhshëm”, tha  Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Kosova është duke bërë një investim jashtëzakonisht të madh dhe kjo do të ndihmonte shumë Maqedoninë, besoj se Maqedonia do të ketë qartësi edhe politike edhe ekonomike që këtë rrugë ta përfundon sa më shpëjtë, sepse riorientimin ekonomik prej momentit kur rruga ka shkuar në tjera orientime ka pasur edhe efekte negative në këmbimet tona tregtare”, u shpreh Besim Beqaj, Ministër i Inovacionit të Kosovës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 14, 2018 20:49

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
23°
16°
Thu
19°
Fri
20°
Sat
21°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE