Shkup: Dy persona sulmojnë fizikisht një zyrtar policor

Shkup: Dy persona sulmojnë fizikisht një zyrtar policor

Me 11.01.2019 rreth orës 21.20 në rrugën ‘Dimitrie Cupovski’ në afërsi të Porta Maqedonia, një person i panjohur fizikisht e ka sulmuar një zyrtar policor, transmeton Almakos.

Personi është arrestuar, por para se të futet në veturën zyrtare ka ardhur një person tjetër i cili po ashtu fizikisht e ka sulmuar zyrtarin policor. Dy personat janë arrestuar në Stacionin Policor në Qendër.

Është vërtetuar se bëhet fjalë për D.M.(35) dhe Zh.M.(35) nga Shkupi. Pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 12 Janar, 2019 11:30

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.