Shkup, mbledhja e mbeturinave të rënda është falas

Shkup, mbledhja e mbeturinave të rënda është falas

NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, apelon qytetarët ti respektojnë terminët për hedhjen e mbeturinave të rënda.

Drejtori Abdusamed Shabani, theksoi se me kapacitetin dhe resurset me të cilat disponon NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, kryen zbrazjen e enëve për mbetje një herë në ditë, shtatë herë në javë.

“Si do të jetë pamja rreth enëve për mbetje, në platformat e kontejnerëve nëntokësorë dhe në sipërfaqet publike pas mbarimit të aktiviteteve tona, varet vetëm nga qytetarët e qytetit të Shkupit, sjelljes dhe shprehive të tyre”- theksoj Shabani, i cili gjithashtu i informoj qytetarët se Ligji për pastërtinë publike të RM-së, ndalon që mbetjet e vëllimshme të hidhen në enët për mbetje ose në sipërfaqet publike, ndërsa për çdo thyerje të Ligjit janë parashikuar sanksione të cilat i zbatojnë shërbimet e inspektoratit të Qytetit të Shkupit dhe komunave.

“Apelojmë deri te qytetarët, mbetjet e vëllimshme (mobile të vjetra, mbetje elektronike dhe elektrike) t’i hedhin në Qendrën për seleksionimin e mbetjeve në Karposh dhe në Vardarishte si dhe në stacionin ngarkues i cili gjendet në Shuto Orizare, ku Ndërmarrja ju ofron mundësi që t’i hedhin pa asnjë kompensim financiar” – theksoi Shabani.

Në pres-konferencë mori pjesë edhe udhëheqësi i ri i Inspektoratit të qytetit Mirosllav Bogdanovski, i cili prezantoj aktivitetet në vijim të cilat do të zhvillohen në koordinim me Eko-patrullën e NP ,,Higjiena komunale” – Shkup.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 19:30

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
7°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE