Shkupjani kapet me 10 emigrantë në makinë

Shkupjani kapet me 10 emigrantë në makinë

Një qytetarë i Shkupit është arrestuar mbrëmë, pasi që është kapur nga organet e rendit me 10 emigrantë në vendkalimin kufitar “Tabanovc”.

Në autostradën Kumanovë-Shkup në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 4.40 organet e rendit kanë arrestuar personin me iniciale B.I (47) nga Shkupi përshkak të dyshimeve se i njëjti në makinën e tij të tipit Audi S-8 me targa të Shkupit, ka ngarkuar rreth 10 persona emigrantë nga Siria.

Emigrantët së bashku me shoferin janë dorëzuar në SPB-në e Kumanovës për procedurë të mëtejshme.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 19:54

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...