Shoqata për Kulturë dhe Art “Tradita”, hap edicionin e gjashtë të manifestimit “Lidhja na bashkon”

Shoqata për Kulturë dhe Art “Tradita”, hap edicionin e gjashtë të manifestimit “Lidhja na bashkon”

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” ka nderin t’Ju ftojë të merrni pjesë në hapjen solemne të Edicionit VI të manifestimit kulturor “LIDHJA NA BASHKON’’, përcjell FLAKA.

Në kuadër të këtij manifestimi kulturor do të zhvillohen këto veprimtari:
-Përkujtimi i veprimtarëve tetovarë – pjesëmarrës në ngjarjen historike të Lidhjes së Prizrenit;
-Ndarja e Çmimit kombëtar “Ali Vishko” për vitin 2019; dhe
-Ora letrare, programi artistik.
Hapja solemne do të bëhet më 10 qershor 2019, në orën 18:00, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës (Qendra për kulturë në Tetovë).

Pjesëmarrja Juaj do ta begatojë manifestimin tonë!

Në vazhdim ua sjellim edhe programin e shoqatës:

18: 00 | HAPJA ZYRTARE

Fjalë përshëndetëse:
– Selam Sulejmani – kryetar i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”;
– Përfaqësuesi/ja e Komunës së Tetovës;
– Përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës të RMV-së;
– Prof. Dr. Zeqirja Idrizi – Referat përkujtimor për veprimtarët tetovarë,
pjesëmarrës në ngjarjen historike të Lidhjes së Prizrenit;
– Pikë artistike / piano & violinë

18: 30 | NDARJA E ÇMIMIT KOMBËTAR “ALI VISHKO”;

Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”
dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit.
Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, për kontribut të shquar dhe për arritjet me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, të shkencës dhe të kulturës shqiptare.

-Prof. Xhelal Zejneli – Referat për laureatin e vitit 2019.

-Pikë artistike / flaut

18: 45 | ORA LETRARE

Marrin pjesë poetë, përkatësisht shkrimtarë të njohur të cilët do t’i lexojnë poezitë e tyre si dhe nxënës e studentë të cilët do t’i deklamojnë poezitë e poetëve të njohur të letërsisë shqiptare dhe të letërsisë botërore.

19: 15 | NDARJA E MIRËNJOHJEVE

Mirënjohje do t’u jepet personaliteteve që kanë dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e kulturës, të gjuhës dhe të historisë, që kanë punuar për afirmimin e vlerave atdhetare dhe që kanë vepruar me përkushtim për arritjen e aspiratave kombëtare.

-Pikë artistike / çifteli

19: 30 | MBYLLJA E PROGRAMIT TË MANIFESTIMIT

Me respekt,
Selam Sulejmani
Kryetar i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 27, 2019 22:07
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.