Shpallet Konkursi për regjistrim të studentëve në USHCM, 11.6621 vende të lira

Shpallet Konkursi për regjistrim të studentëve në USHCM, 11.6621 vende të lira

Universiteti “Shën Cirili e Metodi” – Shkup e shpalli Konkursin për regjistrim të studentëve në vitin e parë të studimeve deridiplomike në vitin akademik 2018/2019.

Sipas Konkursit,  të lira janë 11.661 vende, nga të cilat për studentë të rregullt në kuotat shtetërore ka 5.913, të rregullt me bashkëfinancimin të studimeve 4.573 dhe për studentë me korrespondencë ka 1,175 vende. Si në vitet e mëparshme, pagesa për studime të rregullta është 200 euro, ndërsa për bashkëfinancimin e studimeve dhe për studentët me korrespondencë është 400 euro.

Kushtet dhe kriteret për regjistrim dhe dokumentet e nevojshme janë sqaruar në Konkursin, të cilin USHCM e publikoi në ueb faqen  e saj: www.ukim.edu.mk

Afati i parë për paraqitje të kandidatëve është më 30 dhe 31 gusht., I dyti është më 13 dhe 14 shtator, ndërsa afati i tretë më 24 shtator në fakultetet në të cilat ka vende të lira.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 13, 2018 20:02

Publicitet


Moti sot
19°
24°
Tue
25°
Wed
24°
Thu
24°
Fri