SHPAT HALITI i riu nga Negotina i dhënë pas fotografisë

SHPAT HALITI i riu nga Negotina i dhënë pas fotografisë

Kujtimet e vetme që na ngelin pas xhdo gjëje në jetën tonë dhe që na përkujtojnë çastet e bukura janë fotografitë dhe në këtë sferë Agjencia e lajmeve FLAKA nuk anashkalon krijuesit e ri që tashmë i jan përkushtuar kësaj sfere të jetës.

Për sot zgjodhëm të intervistojmë një të rri të talentuar nga fshati Negotinë e komunës së Vrapçishtit SHPAT HALITI i cili është i dhënë pas fotografisë dhe siç thot ai fotografia dhe fotoaparati i janë bërë shokët më të ngush të tij.

Në pyetjen e gazetarit si e filloj këtë rrugëtim cilat ishin hapat e para nga erdhi vullneti ai thotë:

Nga vullneti dhe inspirimi duke shikuar nga rrethi , fotografia filloi të më të terheq pa masë, po çdo herë e them , kur ke vullnet dhe ke energji për të filluar diçka në jetë , pamar parasysh se ku do arrish , duhet ta provosh dhe të japësh maksimumin aq sa mundesh. inspirimi im ka qenë arti në përgjithsi , por zgjodha fotografinë si pasion.

Siç thot ai piksynim janë njerzit dhe natyra do me thënë çdo gjë që ka krijuar perëndia:

Bukuria që shum pak njerëz e shohin , ne krijesat e Allahut të madhëruar , që na ka krijuar në formën dhe në pamjen më të mirë. Njerëzit dhe Natyra janë piksynimet e mia, fotografia nuk matet me sa foto ka shkrepur ,por se cfar fotosh ka shkrepur , ne të gjithë kemi telefonë dhe kemi shum fotografi të shkrepura . Nuk mund të them numër të saktë, por diku 50 mijë foto vetëm me fotoaparat

Ndërsa në pyetjen se sa ai e mendon produktiv profesionin e tij ai përgjigjet:

Varet se cfar punon dhe ke synim te arrish , ke plot fotograf qe fotografojnë vetem për entuazizëm , aq sa e kam hasur në vendin tim vetëm fotografia e eventeve solemniteteve të ndryshme paguhet , ndërsa fotografia në përgjithsi nuk ka produktivitet , por besoj që me kalimin e disa viteve do preferohet dhe pëlqehet ne shumë aspekte .

SHPAT HALITI për agjencinë e lajmeve FLAKA theksoi se do të vij edhe me projekte të reja

Momentalisht , mbledh dhe krijoj arkiva të fotove , edhe ktë vit jo ende për ekspozitë , por projekt me fotografi besoj qe do realizoj .

FLAKA gjithmonë do të jetë në përkrahje të talentëve të rri dhe derët tona do të jen të hapura gjithmonë për ti prezentuar të ariturat e tyre.

(Më poshtë mund të shihni disa fotografi të realizuara nga SHPAT HALITI)

Intervistën e realizoj Gazetari Nevrij Ademi | FLAKA

 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 25, 2017 17:35