Shqipëri, polemika rreth verifikimit të politikanëve

Shqipëri, polemika rreth verifikimit të politikanëve

Në Shqipëri, dy krahët e politikës u përfshinë sot në polemika në distancë lidhur me propozimin e opozitës për një proces verifikimi të politikanëve, sikundër ai që po zhvillohet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ashtu si dhe në seancat e kaluara, Demokratët dhe aleatët e tyre në parlament nuk ishin në sallë, por u mblodhën në qytetin e Durrësit. Kryetari Lulzim Basha akuzoi se të majtën se ajo ka frikë nga vettingu i politikës. “Të njëjtat argumente që sot paraqesin kundër vettingut në politikë, paraqitën kundër dekriminalizimit. Beteja ishte e gjatë, por ne ia kemi dalë të arrijmë një sukses të theksuar në këtë betejë, ndonëse jo të plotë. Ata – deklaroi më tej zoti Basha – kanë për qëllim të pengojnë këtë proces kushtetues, që opozita e ka formuluar si një përgjigje kombëtare ndaj emergjencës së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”.

Shumica nga ana e saj është shprehur kundër kësaj nisme, e cila sipas kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla do të thotë “që politika t’i bëjë vetting vetvetes”. Sipas Ballës, me ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë, si Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK-ut, Prokurorisë speciale antikorrupsion, vihen në funksion mekanizmat për të hetar politikanët dhe lidhjet e tyre. “Vettingun e politikës nuk mund ta bëjnë dot vetë politikanët apo disa kukulla të zgjedhura prej tyre, por organet e pavaruara të drejtësisë dhe institucionet kushtetuese të monitoruara nga Bashkimi Europian”, deklaroi zoti Balla duke ju përgjugjur drjetuesit demokrat nga salla e parlamentit. Sipas tij “pas muajsh përpjekjesh për të ndaluar Reformën në Drejtësi dhe ngritjen e SPAK-ut dhe BKH-së, tani që institucionet kushtetuese po përmbyllin Vettingun e atyre që do të përbëjnë SPAK-un, vjen kjo iniciativë e Lulzim Bashës e cila është një përpjekje e kotë për të dobësuar kompetencat e SPAK-ut dhe BKH-së e për ti zëvendësuar ato me një gjoja një Vetting”.

Por sipas zotit Basha “vettingu në politikë nuk e përjashton hetimin nga drejtësia. Ai është një proces paralel me hetimin nga drejtësia. Vettingu i politikanëve nuk ka asnjë lidhje dhe ndikim negativ me Reformën në Drejtësi. Të gjitha veprimet e vettingut të politikanëve – theksoi zoti Basha – janë të palidhura me Reformën në Drejtësi. Të thuash se vetting i politikanëve pengon reformën në drejtësi është njësoj si të thuash se vetting në polici pengon reformën në drejtësi”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2018 20:02

REKLAMA

Maqedoni
10°
2°
Sat
2°
Sun
2°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE