Shqipëria përshëndet marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati përshëndetën marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.

“Dy udhëheqës progresivë të vendeve fqinjë shënuan historinë sot dhe i treguan Bashkimit Europian dhe gjithë botës se kur ka vizion dhe vullnet për të tejkaluar pengesat e së shkuar dhe të gjejnë hapësirat për të parë nga e ardhmja. Respekte për Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev. Ballkani sot është një vend më i sigurtë”, shkruan Rama në Tuiter.

Edhe Ditmir Bushati e vlerëson pozitivisht këtë marrëveshgje të arritur duke  e quajtur atë marrëveshje historike.

“Kjo i hap rrugën jo vetëm një vendi, por të gjithë rajonit drejt familjes Euro-Atlantike. Pavarësisht vështirësive, diplomacia tregoi që funksionon”, shkruan Bushati.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2018 21:35

Publicitet


Moti sot
19°
24°
Tue
25°
Wed
24°
Thu
24°
Fri