Shqiptarët e Ukrainës, nxënësit e Karakurtit vizitojnë Shkupin

Shqiptarët e Ukrainës, nxënësit e Karakurtit vizitojnë Shkupin

Gjuha shqipe është ruajtur ndër shekuj, këtë e tregojnë jo vetëm arbëreshët e Italisë, por edhe shqiptarët e Ukrainës, që për herë të parë opinioni i njohu pikërisht nga cikli i dokumentarëve në TVM 2 të autorit të ndjerë Sefer Musliu. Në fashatin Karakurt banojnë 2000 shqiptarë. Ruajnë gjuhën dhe zakonet e të parëve edhe sot.

“Unë mësoj gjuhën shqipe sepse babai dhe nëna janë shqiptarë dhe unë dua ta mbaj gjuhën shqipe”….

“Jam e gëzuar që jam shqiptare, shumë më pëlqen kjo gjuhë dhe flas shqip me nënën e babain dhe kam ardhur këtu sepse është shum mirë dhe dua këtu të qëndroj”, thanë nxëxësit

Mësuesja Natalia Kirshova, ligjëron gjuhën shqipe në paralelen e hapur në Karakurt. Ajo ka organizuar edhe vizitën e nxënësve të sa në trojet shqiptare që nxënësit të mos harrojnë preardhjen, traditat dhe kulturën e vendit nga vijnë gjyshërit e tyre. bashkë me koleget e saj thonë se gjuha nuk mbrohet vetëm përmes komunikimit në shtëpi dhe orëve në këtë klasë, por kërkojnë përpilimin e një fjalori që do të krahasonte dialektin karakurt me gjuhën standarde shqipe.

“Nëse nuk e mësojmë gjuhën shqipe tani në shkollë do harrohet. Unë kam dëshirë ta mbrojmë ,ta ruajmë prandaj kisha iniciativë 5vjet më parë të shkoj në Shqipëri. Ne vetëm e dëgjojmë dhe nuk e shkruajmë, nuk mund tw mbijetojw gjuha e pashkruar, prandaj kur e mësojmë tani duhet të shkruajmë ato fjalë që nuk i dimë i shkruajmë, pastaj mund t’i përdorim dhe ti’ krahasojmë, a janë në gjuhën letrare e cilat janë në dialekt dhe c’ka kemi marë nga gjuha letrare”, tha Natalia Kirshova, mësuese e gjuhës shqipe .

“Ta mbush edhe më shumë me fjalë këtë fjalor dhe do punoj të mledh kuvende që janë nga i tërë fshati të gjthë fjalët t’i mbledh”, tha Svetlana Basistea, mësuese .

Nxënësit vizituan Muzeun e Nënës Terezë dhe agjencinë për të shpërngulurit në diasporë.

“Kemi komunikim në kontinutet dhe botojmë doracak libra me ilustrime në gjuhën shqipe të cilat janë ndihmë për të shpërngulurit e etnisë shqiptare që e kanë preardhejn nga RMV. Fëmijëve iu dhuruam libra të përkthyera, ilustrime në gjuhën shqipe me qëllim të ruajtjes së kulturës dhe identitetit të shtetit tonë”, tha Nikolla Shalvarinov, agjencia për të shpërngulurit nga RMV.

Nxënësit nuk duan ta harrojnë origjinën e tyre dhe librave iu gëzuan më së shumti pasi përtmes tyre do të vazhdojnë të mësojnë gjuhën e nënës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 20:30

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...