Shqiptarët rrezikojnë të humbasin edhe Komunën e Bërvenicës

Shqiptarët rrezikojnë të humbasin edhe Komunën e Bërvenicës

Komuna e Bervenicës, është e vetmja komunë në rajonin e Tetovës, që selinë e ka në një fshat të banuar kryesisht me maqedonas, kurse kryetar i saj është shqiptar

Por, shqiptarët rrezikojnë të humbasin këtë komunë për shkak të pakënaqësive ndërmjet partive politike shqiptare. Dega e ASH, i bën presion Nasuf Sinanit, që ky i fundit të tërhiqet nga gara dhe të mbështesin kandidatin e pavarur Enver Pajaziti, i cili më parë ka qenë kandidat i partisë së Ali Ahmetit. Këtë shqetësim anëtarët e degës së ASH-së në Bërvenicë janë munduar të ndajnë me kandidatin i cili thuhet se nuk ka mbështetje nga dega por nga një grup i vogël dhe tani i bëjnë presion që të tërhiqet nga gara që të mos shkoje vota te pala maqedonase. Siç merret vesh dega i bën presion që Nasuf Sinani të tërhiqet dhe kur është çështja shqiptare të mos ketë inate personale pasi bisedohet për një komune e cila mund të bjerë në dorë të maqedonasve.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Shtator 13, 2017 17:00

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°