Shqiptari i cili në vitin 1931 ngriti flamurin Kuq e Zi në Çikago të Amerikës

Shqiptari i cili në vitin 1931 ngriti flamurin Kuq e Zi në Çikago të Amerikës

Kur përmendet sporti i mundjes tek shqiptarët e Maqedonisë, vend të pamohueshëm mban edhe një figurë e jashtëzakonshme e kohës së atëhershme, por edhe tani në dimensionin e historisë sportive dhe jo vetëm kaq. Gjeneratat më të vjetra, të njohur e kam emrin e Milaim Pelivanit nga fshati Çegran i Gostivarit. Karriera e tij sportive është po aq e lavdishme sa gjesti i tij prej një kombëtari të devotshëm. Milaim Emshiu i njohur ndryshe si Milaim Pelivani lindi në vitin 1895. Në vitin 1931 me rastin e fitores si kampion botëror në lojërat olimpike në Çikago ngriti flamurin shqiptar, flamurin kuq e zi me shqiponjën dy-krenare

Driton ZENKU

Sporti i mundjes njihet si sport i dalluar ndër shqiptarët e Maqedonisë. Nën petkun e pelivanit kanë dalur në skenë dhe janë shfaqur në arenën ndërkombëtare shumë mundës të njohur shqiptar. Kur përmendim sportin e mundjes tek shqiptarët e Maqedonisë, na asocohen disa figura, siç janë mundësit me famë ndërkombëtare Shaban Tërstena, Shaban Sejdiu dhe shumë e shumë të tjerë. Por ky lloji sporti ndër shqiptarët e Maqedonisë daton shumë më herët se gjeneratat e sportistëve të lartë cekur, madje nga vitet e tridhjeta të shekulli të kaluar.

Kur përmendet sporti i mundjes tek shqiptarët e Maqedonisë, vend të pamohueshëm mban edhe një figurë e jashtëzakonshme e kohës së atëhershme, por edhe tani në dimensionin e historisë sportive dhe jo vetëm kaq. Gjeneratat më të vjetra, të njohur e kam emrin e Milaim Pelivanit nga
fshati Çegran i Gostivarit. Karriera e tij sportive është po aq e lavdishme sa gjesti i tij prej një kombëtari të devotshëm. Milaim Emshiu i njohur ndryshe si Milaim Pelivani lindi në vitin 1895.

Milaim Pelivani është regjistruar në memorien historike si një ndër sportistët e parë shqiptarë në rang nacional por edhe ndërkombëtar. Në vitin 1931 me rastin e fitores si kampion botëror në lojërat olimpike në Çikago ngriti flamurin shqiptar, flamurin kuq e zi me shqiponjën dy-krenare.

Njohësit e mirë të karrierës së tij thonë se ky gjest zemëroi madje edhe themeltarin e shtetit turk, Mustafa Kemal Ataturku, të cilin e kishte mik por që u ndeshen me këtë veprim kombëtar të tij.

Madje, Kemal Ataturku i ndalojë që Milaimi të merret me mundje, nga që e turpëroi Turqinë, sipas gjykimit të Ataturkut, pasi Milaimi si kampion i Lojërave Olimpike të vitit 1931, ishte pjesë e ekipit të Turqisë dhe në momentin e marrjes së medaljes kërkoi që të ngrihet flamuri kombëtar dhe të këndohet himni i Shqipërisë. Por qasja e Milaimit si një patriot i devotshëm i kombit që i takonte, nuk mbet pa rënë në sytë edhe të UDB-ës Jugosllave, e cila më vonë filloi të merret me atë sa që e detyroi të migron nga vendlindja.

UDB-a jugosllave akoma ishte tensionuar kur ai kishte refuzuar pjesëmarrjen në olimpiadë vetëm pse nuk i ishte lejuar të përfaqësohej me flamurin kombëtar. “Milaim Pelivani (Mundës- Sport) nga fshati Çegran i Gostivarit bojkotoi pjesëmarrjen në olimpiadë pasi Jugosllavia nuk e lejoi të merrte pjesë me flamurin që deshi të ngritej – flamuri shqiptar. Pas bojkotit të olimpiadës këtij atdhetari UDB-a Jugosllave filloi ta përndjekë, burgosë e pas shumë maltretimeve u detyrua të migrojë jashtë vendit.

Por aktin patriotik dhe ndjenjat atdhetare të tij i kujtojnë akoma jo vetëm familja e tij por edhe shqiptarët e tërë Pollogut e më gjerë”, kujton veprimtari i çështjes kombëtare Jamin Sejdini.

Ky gjest prej heroi i Milaim Pelivanit e bëri që ai të mbetet figurë e çelikosure që e njeh historia edhe për guximin që kishte në rrugën e kauzës dhe kombit. Veprimtaria e tij prej sportisti ka bërë jehonë dhe ka lënë gjurrmë edhe në arkivat e Turqisë.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 6, 2018 14:11

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE