Shtatë aksidente në Shkup

Shtatë aksidente në Shkup

Policia ka njoftuar se një qytetar ka marrë lëndime të rënda trupore në një nga shtatë aksidentet që gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur në Shkup. Në pesë aksidente janë lënduar lehtë gjashtë persona, ndërsa në dy aksidente është shkaktuar vetëm dëm material. “28 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer është ndalur në mënyrë të parregullt, dy shoferë kanë bërë tejkalim të parregullt dhe tre nuk kanë pasur pajisjet e duhura dimërore”, njoftoi Sekretariati për Punë të Brendshme në Shkup.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Dhjetor 4, 2018 10:17

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE