Shtohen takimet për konstituimin e institucioneve

Shtohen takimet për konstituimin e institucioneve

Shtohen takimet mes liderëve politikë për të zhbllokuar situatën politike në vend. Sot pati takime në kryeqytet, ndërsa deklarata për krijimin e institucioneve u dhanë mbrëmë në qytetin e Prizrenit nga mandatari i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli. Palët thonë se për 10 ditë do t`i kemi institucionet e reja. Ndaj tyre reagoi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili i kritikoi edhe ndërkombwtarët.

Takimet e liderëve politik janë intensifikuar këtyre ditëve , në përpjekje për të zhbllokuar situatën politike në vend. Në disa portale dhe rrjetet sociale është raportuar se Ramush Haradinaj , Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj janë takuar paraditen e sotme në një lokal në kryeqytet, e ku i pranishëm ka qenë edhe Ukë Rugova. Ndërkaq mbrëme i nominuari për kryeministër nga PAN-i Ramush Haradinaj qëndroi në Prizren. Ai ka deklaruar se së shpejti do të kemi qeverinë e re, ndoshta me një bazë më të gjërë.

Po mbrëmë në këtë qytet qëndroi edhe Kadri Veseli , i cili tha njëjtë si Haradinaj se brenda 10-të ditësh do të formohen institucionet e vendit. Zgjedhja e kryetarit të kuvendit nuk ka të bëjë me asgjë tjetër përveqse me atë të bllokadës institucionale ka theksuar Veseli.

Ai ishte në Prizren për të ngushlluar një familje atdhedashëse, ndërsa Haradinaj ka takuar drejtuesit e degës së AAK-së. Rreth situatës së krijuar ditëve të fundit ka reaguar edhe kryeministri në largim Isa Mustafa njëherësh kryetar i LDK-së.

“PDK, VV, AAK, Nisma si inicuese, Lista Serbe, të gjithë së bashku të bashkrenditur organizuan dhe i shpallën mosbesim Qeverisë së drejtuar nga LDK. Emruesi i përbashkët i koalicionit te tyre anti LDK shpjegohet me faktin se nuk shihnin interes që Kosova të ketë një Qeveri që lufton krimin dhe siguron zhvillimin ekonomik. Shkruan Mustafa. Ai madje kritikoi edhe ndërrkombëtarët. U vërejt që edhe ndëkombëtarët, të cilët e kanë plotë gojën luftë kundër krimit dhe korrupsionit, se në fakt janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin. Prandaj edhe ndodhi kjo që ndodhi. Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me PDK-në për qeverisje qendrore.  Sa i përket Vetëvendosjes, do të kërkojmë që ti qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme por edhe çështjet programore. Në ditët në vijim do të adresojmë çështjet specifike shkruan ndër të tjera Mustafa në llogarinë e tij në FB.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Gusht 12, 2017 23:52

REKLAMA

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
29°
24°
Fri
24°
Sat
24°
Sun
17°
Mon
18°
Tue