Shtohet një kandidat tjetër për president në listën e demokratëve

Shtohet një kandidat tjetër për president në listën e demokratëve

Guvernatori i shtetit të Montanas shpalli sot kandidaturën në garën presidenciale amerikane, duke e çuar në 22 numrin e kandidatëve në primaret demokrate që shpresojnë të sfidojnë republikanin, Donald Trump në vitin 2020, një rekord i ri.

Në moshën 53 vjeçare, Steve Bullock është që prej vitit 2013 guvernatori demokrat i Montanas, një shtet i madh rural pro Trumpit në veri të SHBA-së.

Në videon që shpallte kandidaturën e tij, ai thekson aftësinë e tij për të joshur votuesit konservatorë, duke përmendur fitoren e tij për një mandat të dytë në vitin 2016 në të njëjtin shtet ku Donald Trump kishte fituar me një diferencë të gjerë përballë demokrates, Hillary Clinton.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 14, 2019 21:13

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.