Si ndodhi incizimi i videove nga reketimi i Kamçevit !

Si ndodhi incizimi i videove nga reketimi i Kamçevit !

Gostivari Sot ka arritur nga burime të veta të sigurta të mëson mënyrën e incizimit të videove në momentet e  reketimit të biznismenit Orce Kamçev nga Boki 13 dhe bashkëpunëtori i tij, Zoran Milevski më 20 shkurt të këtij. 

Kamçev kishte angazhuar Dedektivë privat nga Bullgaria fqinje për të siguruar prova në mbrojtje të tij për rastet gjyqësore që po zhvillohen ndaj tij nga prokurorë të Prokurorisë Speciale Publike – PSP.

Kamçev ka ndërmarrë këtë hap pasi këtë ia lejojnë ligjet e Maqedonisë së Veriut. Ligjet parashikojnë që personat e akuzuar apo palë të tjera të përfshira në procese gjyqësore, të mund të angazhojnë dedektivë privat për të grumbulluar fakte në të mirë të tyre.

Në rastin konkret, Kamçev ka angazhuar një Agjencion privat dedektimi nga shteti fqinj, Bullharia. Pasi ligjet nuk e përcaktojnë se agjencionet duhet të jenë legale dhe nga RMV, Kamçev nuk ka asnjë pengesë ligjore se përse ka angazhuar një agjenci bullgare për të realizuar këtë operacion që po trondit skenën politike dhe sistemit juridik në vendin tonë.

Nga pamjet e publikuara, duket që agjencioni ka kryer punën në mënyrë mjaft profesionale, duke sjell pamje reale nga momentet kyçe të reketimit të biznismenit maqedonas, Orce Kamçev. Gostivari Sot

LEXO 

Si dhe kush i bëri incizimet e videove nga reketimi i Kamçevit !

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Gusht, 2019 14:02

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.