Si përgatiten specat e copëtuar

Si përgatiten specat e copëtuar

Nevojiten:

▪ 5 kg speca,
▪ 5 lugë uthull,
▪ 1 lugë kripë deti,
▪ 1 kokë hudhre,
▪ fletë selinoje,
▪ 100 ml vaj.

Përgatitja:

1. Specat piqni në furrë, i pastroni dhe ia hiqni faret. Specat copëtoni me dorë dhe lini në sitë që të kullohen më së paku një orë.

2. Në tenxhere qitni vaj dhe kur të nxehet fërgoni specat dhe shtoni kripë, ndërsa para se të përfundojë fërgimi shtoni uthull, selinon dhe hudhrën e grirë trashë.

3. Futni në kavanoza dhe mbyllni mirë me kapakë metali. Kavanozat futni në furrë në 90 gradë celsius një orë e gjysmë. Aty lini deri të nesërmen që të ftohen dhe vendosni në rafte me turshitë e tjera.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 11, 2018 22:37
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
21°
14°
Sat
12°
Sun
7°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE