Si po planifikohet që në 6 vitet e ardhshme transporti të bëhet me taksi fluturuese

Si po planifikohet që në 6 vitet e ardhshme transporti të bëhet me taksi fluturuese

Një taksi fluturuese që mund të porositet përmes një aplikacioni? Një kompani gjermane planifikon ta kthejë këtë fantashkencë në realitet brenda gjashtë viteve të ardhshme.

Startup-i me bazë në Mynih, ‘Lilium’ zbuloi të enjten prototipin e vet të taksisë fluturuese 5-vendëshe. Automjeti ‘Lilium Jet’ zhvilloi fluturimin e tij të parë në fillim të këtij muaji dhe është pjesë e një shërbimi taksi të cilin mund ta porosisësh nëpërmjet një aplikacioni. Kompania pret të jetë plotësisht funksionale në qytete të ndryshme anembanë botës në vitin 2025.

Taksia me bateri është e aftë të udhëtojë 300 kilometra në 60 minuta me një karikim të vetëm. Udhëtarët do të jenë në gjendje të rezervojnë transportin me këtë mjet nga vendndodhja e tyre përmes një aplikacioni online.

‘Lilium’ nuk ka zbuluar se sa do të kushtojë shërbimi i saj, por pohon se do të jetë i krahasueshëm në çmim me taksitë e rregullta. Remo Gerber, një zyrtar i kompanisë, tha për ‘CNN Business’ se kompania ka për target-grup njerëzit e zakonshëm dhe jo njerëzit e paguar shumë mirë.

Për ta bërë këtë ëndërr një realitet, kompania gjermane do të përballet kundër disa prej emrave më të mëdhenj në biznes. ‘UBER’, po bashkëpunon me ‘NASA-n’ me qëllim lançimin e një rrjeti me taksi fluturuese brenda vitit 2023. Emra të tjerë të mëdhenj që po punojnë për krijimin e makinave fluturuese përfshijnë ‘Boeing’ dhe ‘Rolls Royce’.

‘Lilium’, i themeluar në vitin 2015, thotë se taksia që po krijon ka mundësinë për të udhëtuar shumë më gjatë sesa konkurrentët e saj. Kompania ka si investitorë korporata të njohura, të cilët kanë investuar së bashku mbi 100 milionë dollarë dhe që përfshijnë ‘Atomico’ dhe gjigantin teknologjik kinez ‘Tencent’ (TCEHY). SCAN

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 23, 2019 22:41

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...