Si të përgatisni toptha djathi

Si të përgatisni toptha djathi

Përbërësit:

600 gr djath gauda
3 karrota
100 ml ajkë të thartë/shtalpë
3 vezë
1 filxhan troshka buke/galetë
1 filxhan miell
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet:

1 Karrotën e djathin grijini në rende.

2 Shtoni shtalpën e përziejini mirë të gjitha.

3 Më pas formoni toptha, të cilët më parë duhet t’i kaloni në miell, e më pas në vezët e rrahura dhe në fund në troshka buke.

4 Përsëriteni këtë proces, derisa të shpenzoni të gjithë materialin.

5 Topthat e përgatitur skuqini në vaj derisa të marrin një ngjyrë të kuqrremtë. Ju bëfshin mirë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2019 22:45

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.