Si u rrëzua aeroplani me 106 shqiptarë ne Ohër në vitin 1993

Si u rrëzua aeroplani me 106 shqiptarë ne Ohër në vitin 1993

Ejup Berisha

Njëzet e gjashtë vite nga tragjedia ajrore e Ohrit e vërteta as në tokë e as në qiell.

Kamë filluar mos ti besoj më thënies që shpesh dëgjohet nga njerëzit se e vërteta del në shesh sado që të tjerët mundohen ta pengojnë apo fshehin. Sot po bëhen 26 vite nga fatkeqsia ajrore e cila fiks para 26 vitesh ka ndodhur në afërsi të aeroportit të Ohrit dhe ne si familjarë të 115 viktimave të asaj tragjedie shumë të madhe e të kobshme akoma nuk i dimë rrethanat dhe shkaqet se pse avioni i linjës Gjenevë Shkup u përplas me malin Trojan. Nuk i dimë edhe pse duhet që ti dimë.Ne kemi të drejtë ta dimë dikush në këtë shtet është i obliguar të na e thotë ato. Ne prej asaj dite deri më sot jemi në kërkim të së vërtetës por këtu si duket ka njerëz mjeshtër të fshehjes të cilët e kanë specializuar artin e fshehjes. Këtu te ne si duket fshehja dhe vjedhja janë zejet më të zhvilluara dhe më të përparuara. Fshehësit e të vërtetës këtu janë ekspert me renome botërore. Por janë edhe monstra të pa shpirt e ndjenja të cilët janë në gjendje ti maltretojnë shpirtërat e qindra familjarëve të viktimave të tragjedisë ajrore të 22 nëntorit të vitit 1993. Një version zyrtarë i shkaqeve të fatkesisë ajrore thotë se Gabimi i pilotëve e ka shkaktuar përplasjen e avionit me malin. Unë nuk i besoj kësaj thënie apo atij raporti të ashtuquajtur zyrtar. Askush nuk ka bërë hulumtim për ti gjetur shkakun apo shkaktarët e tragjedisë. Pilotët janë viktimat e asaj tragjedie të tmerrshme dhe nuk janë në gjendje të ringjallen dhe ta thonë të vërtetën e tyre. Babai im Isufi ndjerë gjithashtu ka shkuar në atë botë dhe nuk mund të kthehet më kurrë të më thotë shih birë fatkeqsia ndodhi ashtu apo kështu prandaj e vërteta për fatkesinë tani për tani mungon dikush është përkujdesur që ta pengojë që ta ngulfas atë. Ndërsa ne na duhet e vërteta absolute se pse njerëzit tanë nuk u kthyen shëndosh e rehat nga Gjeneva. Ata na mungojnë shumë vërtetë na mungojnë shumë edhe babai im shumë i shtrenjtë më mungon pa masë. Duam ti dimë shkaqet e fatkeqsisë duam shumë e vërtetë ku je na duhesh shumë.

Viti 1993 ishte i rënde për popullin shqiptar. Pikërisht në atë vit pas rrëzimit të 2 aeroplanëve, njëri në mars e tjetri në nëntor humbën jetën gjithsej 200 shqiptare. Me 20 nëntor 1993, kompania Avioimpeks flutoron nga Gjeneva për në Shkup, në aeroportin e Shkupit merr sinjal se nuk mund të zbres për shkak të motit te keq, dhe e dërgojnë për në aeroportin e Ohrit.

Aeroporti i Ohrit në atë kohë shërbente vetëm për zbritje në raste emergjencash. Një dëshmitar i tragjedisë tregon se aeroporti nuk kishte krijuar kushte për zbritjen e aeroplanit, pikërisht nuk ishin të ndezura dritat e pistës.

Piloti pas shumë rrotullimeve rreth aeroportit përplaset me një mal aty afër. Shumë familjarë këte tragjedi e quajnë montim, pasi në të gjendeshin shume shqiptarë te kyçur nëpër lëvizjet patriote të atëhershme. Për më shumë ndiqeni emisionin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 22, 2019 20:54

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA