Sigurohen dëshmi kyçe për “Reket”: Pasojnë aktakuza për larje parashë!

Sigurohen dëshmi kyçe për “Reket”: Pasojnë aktakuza për larje parashë!

Gjatë ditës së nesërme do të ngrihet aktakuzë për pjesën e parë nga hetimi për rastin “reket”. Pas ekspertizës nga lëndët e marra, janë siguruar dëshmi të shumta të rëndësishme, përcjell FLAKA.

“Për të dyshuarit për të cilët nesër do të inicojmë aktakuzë në procedurë paraprake ka pasur tendencë për marrëveshje”, tha prokurorja Vilma Ruskovska sonte.

Ruskovska gjithashtu theksoi se një i dyshuar në procedurat e mëparshme kishte një prirje për marrëveshje, por deri te ajo nuk është arritur.

Prokororja potencoi se PTHP ka siguruar dëshmi për gjurmë të parave në aferën “Reket”, prej ku do të ketë edhe aktakuza për larje parashë.

Nesër do të kërkohet vazhdim i paraburgimit për të gjithë të dyshuarit nga grupi i parë i arrestuar në rastin “Reket”.

Në “Reket”, Bojan Jovanovski (Boki 13) është i dyshuari i parë që merr një çmim për ndikim të paligjshëm dhe pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra të dënueshme. Zoran Mileski Kiçeec është i dyshuar i dytë për tregti me ndikim, dhe ish-Prokurorja Speciale Katica Janeva është e dyshuara e tretë për shpërdorim të pushtetit dhe autoritetit.

Të dyshuar në një hetim të ri nga Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin janë deputetja Frosina Tashevska Remenski, Jasna Mandiq, Nënkryetare e Lidhjes Ndërkombëtare, dhe Mile Jovanovski, babai i Bokit 13 , si dhe asistentja e Mandiq. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 22:37

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER