Siljanovska: Me fitoren në zgjedhjet presidenciale hapet rruga për zgjedhje parlamentare

Siljanovska: Me fitoren në zgjedhjet presidenciale hapet rruga për zgjedhje parlamentare

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska ka thënë se me fitoren në zgjedhjet presidenciale do të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ajo ka thënë se qeveria e re nuk do të kërkoj nga ata që të mos këndojnë himnin dhe që të mos e përmendin fjalën Maqedoni.

“Çfarë është himni nëse nuk është pjesë e identitetit maqedonas? A është ky vend i lirë dhe a duhet që ne përsëri të luftojmë për të drejtat tonë. Himni është fotografia jonë historike, narrativi jonë nacional. Kush ua jep të drejtën që të heqin fjalët nga himni?”, ka thënë Siljanovska, transmeton SHENJA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 14, 2019 22:52
Loading...