Sindikata paralajmëroi protestë dhe grevë, nëse dështojnë negociata me Ministrinë

Sindikata paralajmëroi protestë dhe grevë, nëse dështojnë negociata me Ministrinë

Damjan Mançevski, Ministri i shoqërisë informatike dhe administratë (MSHIA) është takua sot përsëri me përfaqësuesit e Sindikatës për administratë, organe gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (SAOGjShQ) në krye me Pece Grujovski.

Sindikata premtoi se në rast dështimit të gjetjes së një zgjidhjeje të favorshme, hapi i radhës i tyre do të jetë protesta dhe greva.

Temë e negociatave është Marrëveshja kolektive dhe riorganizimi i paralajmëruar i sektorit publik, përmes transferimit të punëtorëve nga sektori publik ne atë privat. Te Marrëveshja kolektive problematike është pushimi vjetor, kontributet, mëditjet gjatë udhëtimeve zyrtare si dhe dilema se a do të vlen kjo Marrëveshje vetëm për anëtarët e Sindikatës.

“Shpresoj se pas takimit të sotëm do të dalim lartë-poshtë me qëndrime të harmonizuara dhe do të mundemi së shpejti ta nënshkruajmë marrëveshjen kolektive”, deklaroi Grujovski. (Portalb.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 22:21

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA