Singapor, plaken kuzhinierët tradicionalë

Singapor, plaken kuzhinierët tradicionalë

Kultura e ushqimit në Singapor përballet me kohë të vështira pasi tregtarët e vjetër shëtitës po i afrohen moshës se pensionit, ndërsa brezi i ri pak e preferon këtë punë.

Janë mbi 100 qendra të hapura ku shërbehet ushqim e 6.000 tezga që shesin vakte multietnike për më pak se 2,80 dollarë. Ky lloj ushqimi është një mënyrë e mirë jetese për banorët e njëkohësisht mbetet mjaft i preferuar nga turistët, pasi përpos kostos së ulët, vendet ku përgatitet respektojnë standarte të rrepta higjene.

Por afrimi i shefave të rinj të kuzhinës në kuzhinat e vogla bazike po kthehet në një sfidë të vërtetë përballë ofertave të parefuzueshme të restoranteve moderne.

“Jemi në fazën kur gjithmonë e më shumë kuzhinjerë po arrijnë moshën e pensionit, por nuk ka mjaftueshëm të rinj që t’i zëvendësojnë. Është shqetësuese për ne, sepse ushqimi i shpejtë është pjesë e kulturës së Singaporit dhe çdo turist që vjen tek ne e di dhe e vlerëson për shkak se është i lirë e mjaft i shijshëm”, thotë Leslie Tay, bloger ushqimi.

Kuzhinjeri 72-vjeçar Chen Fu Yuan i gatuan që prej 1969-s petkat e skuqura të orizit, por nuk ka se kujt t’ia kalojë traditën pasi fëmijët dhe nipërit e tij kanë ndjekur rrugë tjetër.

Chen mund t’i lejojë vetes të punojë vetëm 4 ditë në javë pasi petkat e tij janë tmerrësisht popullore, por puna është e lodhshme, ndërsa ai vetë nuk arrin të kuptojë përse të rinjtë zgjedhin karrierat në fusha të tjera kur kjo ushqimore është e suksesshme dhe fitimprurëse.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 3, 2016 01:25