“Sistemi i lojës së Unitedit nuk i përshtatet Pogbas”

“Sistemi i lojës së Unitedit nuk i përshtatet Pogbas”

Legjenda e Chelseas, Claude Makelele mendon se sistemi i Manchester United nuk i përshtatet Paul Pogbas.

Pogba duket se do të largohet nga “Old Traffordi” dy pas rikthimit të tij tek ‘Djajtë e Kuq’.

“Kur e shikoj Paul Pogba qysh luan për Francën dhe atë qysh luan tek Unitedi, është e qartë se sistemi është i ndryshëm”, tha Makelele për mediat angleze, raporton Gazeta Alo.

“Me Francën, sistemi ka të bëjë me pozitën, kundërsulmin dhe lojtarët e shpejtë”.

“Por te United ka më shumë posedim dhe po përpiqen përmes Pogbas për të krijuar më shumë, për të dhënë më shumë asistime dhe për të shënuar gola. Është shumë për të”, tha ai.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2018 20:21

REKLAMA

Maqedoni
10°
2°
Sat
2°
Sun
2°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE