Sistemi VAR mbërrin edhe në Ballkan

Sistemi VAR mbërrin edhe në Ballkan

Sistemi i VAR pritet të zbarkojë dhe në Ballkan për të ndihmuar arbitrat. 

Së fundmi është Kroacia e cila ka prezantuar sistemin në fjalë në Akademinë “Sesvete”.

VAR do të jetë i pranishëm nga pjesa e dytë e edicionit të ardhshëm (2019/2020), por nga stinori pranveror, sistemi në fjalë nuk do të ndihmojë në të gjitha ndeshjet, por vetëm në derbi.

Vendosja e kësaj teknologjie do t’i kushtojë Federatës së Futbollit të Kroacisë rreth 1.5 milionë dollarë dhe 80% e kësaj shume do të mbulohet nga UEFA.

Gjyqtarët janë duke u përgatitur në seminare të ndryshme për VAR-in që nga muaji janar dhe seminaret janë duke u mbajtur nga Bruno Maric.

Ndërkohë sistemi VAR është shtrirë pothuajse në të gjitha kampionatet më të forta të Europës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 14, 2019 21:18

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.