Skadon dhe një afat për teatrin shqiptar

Skadon dhe një afat për teatrin shqiptar

Ka skaduar edhe një afat për rikonstruktimin e teatrit shqiptar. Sipas premtimeve që u bënë vitin e kaluar, punimet për këtë objekt tashmë duhej të lishin përfunduar.

Në fund të tetorit të vitit të kaluar, mbikëqyrësi i punimeve ndërtimore këtu në teatrin Shqiptarë premtoi se objekti do të jetë gati deri në Vitin e Ri. Më pas dha afat shtesë prej një muaji për testimin e pajisjeve brenda objektit ose deri në fund të janarit. Megjithatë, punët ndërtimore këtu në objekt edhe më tej po zhvillohen”.  – Bojan Stojanovski, gazetar

Vitin e kaluar përfundimi i punëve ndërtimore u shty tre herë. Premtimi i parë ishte se objekti do të jetë funksional deri në 31 maj. Ky afat nuk u respektua. Afati tjetër ishte për 31 tetor. Por më 31 tetor u dha premtim i ri se punët do të përfundojnë më 31 dhjetor. Ndonëse tash në janar 2019 punët ndërtimore në teatrin Shqiptarë duhej të ishim kryer, punëtorët ende punojnë brenda dhe jashtë objektit. Zyrat po pajisen me orendi, sikur që po përgatitet edhe salla kryesore për shfaqje, por punohet edhe në hapësirat e jashtme. Nga teatri Shqiptarë thonë se festat dhe moti i ftohtë kanë ndikuar në shtyrjen e fundit të punimeve për përfundimin e objektit.

Objekti ende nuk është i lidhur me rrjetin e energjisë elektrike, gjë që pritet të ndodh gjatë javës që vjen dhe kur duhet të nis testimi i pajisjeve të montuara. Aktivitetet e tjera, përkatësisht finalizimi i fazës së interierit duhet të pasojë pas përfundimit të kontrolleve interne teknike në mënyrë sukcesive.- u shprehën nga Teatri Shqiptar

Nga Teatri sqarojnë se do të furnizohen me pajisje për objektin i cili nuk është i përfshirë në kontratën fillestare për riparim ndërsa ekipi do të plotësohet me kuadër teknik.

Sipas Ligjit për ndërtim dhe konform rekomandimeve nga Ministria e Kulturës, objekti nuk do të shfrytëzohet deri në marrjen e Lejes së përdorimit nga ministria kompetente, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve”. – theksuan nga Teatri shqiptar

Televizioni Alsat procesin e rikonstruksionit të Teatrit shqiptar është duke ndjekur tërë vitin 2018-të. Punimet nisën para pesë viteve kur paralajmëruan nga Nikolla Gruevski, Elizabeta Kançeska- Milevska dhe Musa Xhaferi kur kishin premtuar se objekt do të jetë gati në shtator të vitit 2015, por punimet ndërtimore shtyheshin vazhdimisht. Në vitin 2015 fillimisht falimentoi kompania “Lamone Moreda” e cila e fitoi tenderin prej 8 milionë euro për riparimin e objektit. Më pas, rekonstruksionin e vazhdoi kompania italiane “Shencia”. Kontrolli i Alsat për kompanitë në regjistrin qendror italian tregoi se kompanitë janë të lidhura mes vete dhe se drejtorët e kompanisë së falimentuar “Lamone Moreda” janë themelues të kompanisë së re “Shencia”, e cila përveç në Itali zyra ka edhe në Shkup. Ministri aktual i kulturës, Asaf Ademi bëri një revizion të pavarur të procesit së riparimit të teatrit ku u konfirmua se persona jokompetent i kanë udhëhequr procedurat e tenderit ndërsa vlera e objektit është rritur për 1 milionë euro shtesë. Ky raport i posaçëm u dorëzua pranë Prokurorisë Speciale, e cila tashmë ka nisur proces para- hetimor për projektin “Shkupi 2014” në suazat e të cilit ishte edhe riparimi i Teatrit shqiptar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 2, 2019 19:26

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.