Skocia ‘luan tenis’ me Shqipërinë në ‘Elbasan Arena’

Skocia ‘luan tenis’ me Shqipërinë në ‘Elbasan Arena’

Ekipi i Kombëtares së futbollit për femra është mposhtur sot me rezultatin e thellë 0-5 nga Skocia.

Ndeshja e luajtur në stadiumin ‘Elbasan Arena’ ishte e vlefshme për kualifikueset e Euro 2021.

Takimi u dominua nga skocezet. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për miqtë të cilat mbajtën të njëjtin ritëm duke shënuar edhe tri herë të tjera në pjesën e dytë.

Për ekipin e drejtuar nga Armir Grima kjo është humbja e katërt radhazi, në grupin F.

Pas kësaj ndeshje, Shqipëria renditet në vendin e fundit me zero pikë, ndërsa Skocia renditet në vendin e dytë me 6 pikë. /Opinion.al

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 20:59

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA