“Skupi festival”, prej më 21 deri më 27 tetor në Teatrin e komedisë në Shkup

“Skupi festival”, prej më 21 deri më 27 tetor në Teatrin e komedisë në Shkup

Prej 21 deri më 27 tetor, në Teatrin e Komedisë në Shkup do të mbahet Festivali teatror “Skupi Festival”.

Mysafirë të edicionit të sivjetshëm të festivalit do të jenë shfaqe nga Kosova, Serbia, Rusia, Bullgaria, Sllovenia dhe vende tjera.

Të hënën më 21 tetor do të performojë Teatri kombëtar i Kosovës me shfaqen “Karnevalet e Korçës”.

“Festivali “Skupi” tani më është brend teatror ndërkombëtar, një garë e shumë llojeve teatrore, por edhe shumë rrymave teatrore. Besoj se në të ardhmen do të jemi pikë kyçe në regjion ku njerëzit mund të shohin teatër, vlera, njerëz e komunikim mes njëri-tjetrit”,- tha drejtori i festivalit, Muzbajdin Qamili.

Biletat për ndjekjen e festivalit mund të sigurohen në biletarinë e Teatrit të komedisë për çdo ditë nga orës 9 deri në orën 20.

Çmimi i biletave është 150 denarë për pensionistët dhe studentët dhe 300 denarë për qytetarët tjerë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 18, 2019 19:19

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA