Sllovenia dhe Çekia mbështesin aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë

Sllovenia dhe Çekia mbështesin aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, Viktor Dimovski ka pritur në një takim zëvendësministrin për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme të Çekisë, Jakub Dürr dhe sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Sllovenisë, Iztok Miroshiç, me të cilët theksi është vendosur në aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë, raporton Anadollu Agency (AA).

Vizita e dy diplomatëve në Shkup, një javë pas publikimit të Strategjisë së Komisionit Evorpian, perceptohet si një mesazh i qartë për përkrahje dhe inkurajim të Maqedonisë nga Sllovenia dhe Republika e Çekisë, tha pas takimit Dimovski, për të shtuar se parasegjithash vizita është njohje për punët e bëra nga ana e Qeverisë.

“Gjatë takimit theksova pritjet nga raporti i Komisionit Evropian që do të publikohet në muajin prill, ku presim një rekomandim të pakushtëzuar për fillim të negociatave paraqasëse me BE-në, ndërsa më pas në takimin e BE-së në qershor të caktohet datë për fillim të negociatave”, tha Dimovski duke shtuar se mysafirët i ka informuar për dinamikën e reformave në gjyqësor, në shërbimet e inteligjencës dhe në sferën e qeverisjes së mirë dhe administratës publike, pa lënë anash edhe raportet e mira me fqinjët.

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Sllovenisë, Iztok Miroshiç tha se në cilësi të përfaqësuesve të Sllovenisë dhe Çekisë janë këtu të përçojnë mesazhin se Maqedonia është në rrugë të mirë drejtë BE-së dhe se përpjekjet e Qeverisë së vendit në muajt e fundit për zbatimin e reformave nuk kanë kaluar pa vërejtur.

“Jemi këtu për t’i dhënë mbështetje Maqedonisë që të vazhdojë në këtë rrugë, sepse ne do t’i ndihmojmë Maqedonisë për aq sa do të ketë nevojë, sepse po vijmë në një moment shumë të rëndësishëm, kur zgjerimi është përsëri në axhendën e Bashkimit Evropian”, tha Miroshiç i cili rikujtoi Strategjinë e publikuar ditë më parë nga ana e Komisionit Evropian në të cilën thuhet qartë se integrimi në BE varet ekskluzivisht nga niveli i zbatimit të reformave.

Zëvendësministri për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme të Çekisë, Jakub Dürr nga ana e tij theksoi se janë këtu për ti dhënë përkrahje Shkupi zyrtar në përpjekjet për anëtarësim në BE.

“Republika e Çekisë dhe Sllovenia përkrahin Maqedoninë, prandaj dhe kemi ardhur me mesazhe pozitive. Kohë më parë u publikua Strategjia, por para nesh kemi një sërë aktivitetesh me negociata të gjatë, por nuk duhet haruar as Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e shteteve, ndërsa kujtojmë se para nesh është edhe samiti i BE-së në Sofje, në të cilat dëshiroj që në fokus të asaj që do të bissedohet, të jenë hapat pozitiv të cilat Maqedonia i ka ndëmarrë”, tha Dürr.

Fare në fund ai tha se qeveria e Maqedonisë ka bërë shumë punë, por siç tha, rruga është e gjatë, duke inkurajiauar autoritetet të vazhdojnë me punë pozitive siç ishte marrëveshja me Bullgarinë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 13, 2018 19:31

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
23°
16°
Thu
19°
Fri
20°
Sat
21°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE